P&P
Nëse keni një pyetje, ne kemi një përgjigje. Gjeni disa pyetje dhe përgjigje më poshtë.
Një kanaçe Red Bull Energy Drink 250 ml përmban 80 mg kafeinë, afërsisht të njëjtën sasi si në një filxhan kafeje. Konsumi i pijeve energjike Red Bull duhet të jetë në përputhje me marrjen e kafeinës nga një person. Shumë autoritete në të gjithë botën kanë parë efektet e kafeinës. Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit (EFSA) konkludoi në opinionin e saj shkencor për sigurinë e kafeinës (2015) që konsumimi i saj deri në 400 mg për ditë (pesë kanaçe 250 ml ose pesë gota kafe) nuk ul sigurinë e përgjithshme tek grupmosha e rritur dhe e shëndetshme. Kjo është në përputhje me gjetjet e ngjashme nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Sh.B.A (US FDA) dhe Shëndetësia Canada. Sidoqoftë, gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë femijët me gji duhet të kufizojnë konsumimin e tyre të kafeinës në 200 mg. Të gjithë përbërësit, përfshirë përmbajtjen e kafeinës, janë etiketuar në kanaçe.
Kafeina është natyrisht e pranishme në më shumë se 60 bimë dhe përmbahet në shumë produkte ushqimore si kafe, çaj dhe çokollatë. Një nga ndikimet kryesore të kafeinës në trupin e njeriut është efekti stimulues i saj në funksionet njohëse. Kafeina ndihmon në përmirësimin e përqëndrimit dhe rrit gatishmërinë. Një kanaçe Red Bull Energy Drink 250 ml përmban 80 mg kafeinë.
Një Red Bull Energy Drink 250 ml përmban 80 mg kafeinë, afërsisht të njëjtën sasi si në një filxhan kafe.