A mund të konsumoni shumë Red Bull Energy Drink?

Një kanaçe Red Bull Energy Drink 250 ml përmban 80 mg kafeinë, afërsisht të njëjtën sasi si në një filxhan kafeje. Konsumi i pijeve energjike Red Bull duhet të jetë në përputhje me marrjen e kafeinës nga një person. Shumë autoritete në të gjithë botën kanë parë efektet e kafeinës. Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit (EFSA) konkludoi në opinionin e saj shkencor për sigurinë e kafeinës (2015) që konsumimi i saj deri në 400 mg për ditë (pesë kanaçe 250 ml ose pesë gota kafe) nuk ul sigurinë e përgjithshme tek grupmosha e rritur dhe e shëndetshme. Kjo është në përputhje me gjetjet e ngjashme nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Sh.B.A (US FDA) dhe Shëndetësia Canada. Sidoqoftë, gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë femijët me gji duhet të kufizojnë konsumimin e tyre të kafeinës në 200 mg. Të gjithë përbërësit, përfshirë përmbajtjen e kafeinës, janë etiketuar në kanaçe.

Kafeina

Kafeina është natyrisht e pranishme në më shumë se 60 bimë dhe përmbahet në shumë produkte ushqimore si kafe, çaj dhe çokollatë. Një nga ndikimet kryesore të kafeinës në trupin e njeriut është efekti stimulues i saj në funksionet njohëse. Kafeina ndihmon në përmirësimin e përqëndrimit dhe rrit gatishmërinë. Një kanaçe Red Bull Energy Drink 250 ml përmban 80 mg kafeinë.

A e dinit?

Një Red Bull Energy Drink 250 ml përmban 80 mg kafeinë, afërsisht të njëjtën sasi si në një filxhan kafe.

  • Red Bull Energy Drink
  • 80 MGPËR 250 ML
  • Kakao
  • 6 MGPËR 250 ML
VARGU: 3 - 34 MG
Previous cardNext card
Statistikat e mësipërme janë marrë nga Fondacioni Ndërkombëtar i Këshillit për Informimin e Ushqimit (IFIC)

Më shumë nga Bota e Red Bull

PreviousNext

Mbështetje

P&P

Pyetje dhe Përgjigje

KONTAKT

Si mund të ndihmojmë?

Bëni pyetjen tuaj